FMN: Kreditë që jepen nga oficeret gra të huasë në Shqipëri janë më pak problematike

Huatë që jepen nga oficeret gra të kredisë në Shqipëri kanë rezultuar më pak problematike. Konstatimi ka ardhur në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), “Gratë në financë: Një rast për mbylljen e hendekut”. Raporti ka studiuar të dhënat nga banka tregtare në Shqipëri, Beck, Behr, dhe Guettler. “Ky efekt nuk mund të shpjegohet nga përzgjedhja e huamarrësit ose oficerit të kredisë apo diferencat në ngarkesën e punës dhe përvojën. Rezultatet japin evidenca sugjestive për kapacitetin e oficereve femra të kredisë për të ndërtuar marrëdhënie besimi me huamarrësit”, theksohet në raport. Në përgjithësi në të gjithë botën, në sektorin financiar përfshirja e femrave në nivelet drejtuese dhe vendimarrëse është e ulët.

Raporti studion hendeqet e mëdha midis përfaqësimit të burrave dhe grave në pozita drejtuese në banka dhe në agjencitë bankare mbikëqyrëse në mbarë botën. Ajo gjen se, në mënyrë tronditëse, gratë përbënin më pak se 2 përqind të zyrtarëve kryesorë të ekzekutivit të institucioneve financiare dhe më pak se 20 përqind të anëtarëve të bordit ekzekutiv.

Përkundër perceptimeve të zakonshme, shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë një përqindje më të lartë të grave në bordet e bankave dhe bordet e agjencive të mbikëqyrjes bankare në krahasim me ekonomitë e përparuara.

Analiza ekonometrike e FMN sugjeron që, duke analizuar faktorët përkatës të bankës dhe vendit, prania e grave, si dhe një përqindje më e lartë e femrave në bordet e bankave duket të shoqërohet me qëndrueshmëri më të madhe financiare.

Ky studim gjithashtu konstaton se një pjesë më e lartë e grave në bordet e agjencive bankare-mbikëqyrëse shoqërohet me stabilitet më të madh bankar. Kjo dëshmi forcon rastin për mbylljen e hendeqeve gjinore në pozitat udhëheqëse në financa, rekomandon FMN.

Për sektorin financiar, disa studime sugjerojnë se kompanitë me më shumë gra si anëtarë të bordeve kanë një rentabilitet më të lartë dhe një performancë më të mirë të çmimeve të aksioneve.

Studimet e mëparshme sugjerojnë gjithashtu që drejtueset femra mund të jenë më të kujdesshëm se drejtuesit meshkuj në marrjen e vendimeve të korporatave. /Monitor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.