Fluturoi dronin mbi një vrimë në liqen, ajo që pa e la pa frymë!
Dritare.net
Një zonë e shtetit që pati reshjet më të mëdha ishte Konteja Napa. I njohur për kodrat dhe livadhet e saj, qarku është një atraksion popullor turistik. Megjithatë, si rezultat i thatësirës, pjesa më e madhe e zonës kishte filluar të thahej, duke përfshirë Liqenin Berryessa, liqeni i shtatë më i madh i krijuar nga njeriu në Kaliforni.
92 metra mbi liqenin Berryessa është ndërtuar diga e cila mban të famshmen “Glory Hole” (vrima madhështore), një pamje e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, por që mund të shihet vetëm kur diga mbushet plot.
Për fat të keq, për më shumë se një dekadë nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm për të parë “Glory Hole”.
Por këtë dimër, pas kaq shumë shirash liqeni u mbush plot dhe të pranishmit patën mundësinë të përjetonin këtë fenomen të pazakontë.
Vrima që ndodhet në liqen ka një diametër prej 22 metrash dhe brenda saj bie uji, ndërsa udhëton poshtë grykës, që përfundon në Putah Creek.
Evan K, një përdorues i YouTube dhe pronar i një droni, arriti të filmojë pamjet që vetë njeriu nuk mund t’i shohë dot. Nga videoja duket qartë sesi uji rrjedhshëm bie në grykën që ndodhet në mes të liqenit, për të zbritur poshtë me furi. E mahnitshme, apo jo!/dritare.net