Flutura Açka: Nëse prishin Teatrin Kombëtar, do lidhemi me zinxhirë!
E Enjte 14 Mars 2019, 13:01
Dritare.net
Mes artistëve, ishte dhe shkrimtarja Flutura Açka. Ajo tha që nëse qeveria prish teatrin kundër vullnetit të artistëve, gjeja e fundit që iu ka mbetur është të lidhen me zinxhirë.
“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka./E.B-dritare.net