Floriana Garo zbulon gjininë e fëmijës që pret. Ky është mesazhi emocionues nga vjehrra
Dritare.net
Floriana ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit wake Up, për ë folur për jetën e re në Zvicër përkrah të fejuarit, Enis Daci. Por ajo ka marrë një mesazh emocionues nga vjehrra, Lumturi Ratkoceri, politikania dhe drejtuesja e partisë AK, e cila është shprehur në një lidhje telefonike:
"E dashur Floriana të falenderoj për gëzimin dhe lumturinë që solle në familjen tone, për buzëqeshjen rrezatuese, bujarinë dhe bukurinë. Të falenderoj për dashurinë dhe ngrohtësinë që i jep çdo ditë tim biri, për mbesën tonë që po sjell në jetë. E dashur Floriana, tim bir e kam rritur si një burrë të mençur dhe të ndershëm. Ai do të mbetet im bir sepse për tre dekada i hapa horizonte, i tregova rrugën drejt suksesit. Tani ta kaloj ty stafetën. Je ti tani, pika e tij e mbështetjes. Të kam besuar mirëqenien e tij", u shpreh vjehrra e Florianës.
Por bukuroshja Garo bëri edhe një zbulim interesant dhe të shumëpritur.
Floriana ka zbuluar për të gjithë gjininë e fëmijës që pret: “Së shpejti do të bëhem mamaja e një vajze” – u shpreh ajo.
Floriana është zhvendosur prej disa muajsh në Zvicër ku jeton edhe i fejuari i saj Enisi./d.r-dritare.net