Florence tmerron SHBA

Uragani Florence ka prekur tanimë brigjet e Atlantikut, dhe është shoqëruar me erëra të forta, shi të rrëmbyeshëm dhe përmbytje masive.

Shumica e zonave bregdetare në bregun lindor të SHBA-së tanimë janë nën pushtetin e ujit.

Vetëm në orët e para të uraganit janë shkatërruar mijëra  shtëpi, dhe deri më tani raportohet për mbi 1.7 milionë qytetarë të evakuuar që nga dita e enjte.

Autoritetet atje kanë paralajmëruar tanimë ngjarje të jashtëzakonshme dhe të frikshme duke deklaruar se një katastrofë e tillë mund të ndodhë vetë një herë në 1000 vjet.

LEXO DHE :  Video/ Zjarr në Lezhë, rrezikohen banesat dhe shkolla

Parashikuesit e motit thanë se Karolina e Veriut ka gjasa të përballet në vetëm tre ditë me sasinë e shiut që normalisht bie në të për plot tetë muaj.

Mijëra milje larg, një tujfan është duke shkuar drejt Filipineve, dhe autoritetet atje kanë deklaruar se rreth 5 milionë njerëz janë në rrugë, nga frika të hyjnë në shtëpi./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.