Përbëresit:
-1 e bardhe veze
-3-4 luge vaj ulliri në varësi të gjatësisë së flokëve
Përgatitja:
Veçojmë të bardhën e një kokrre veze nga e verdha. Të bardhën e vezës e rrahim në një tas dhe me të lyejmë flokët. Maskën e mbajmë 20 minuta dhe kokën e mbështjellim me një kapuç plastmas ose me nje peshqir te ngrohte. Flokët i shpëlajmë me ujë të vakët. Uji i nxehtë i dëmton rrënjët e flokëve dhe u heq shkëlqimin. I thajmë pak me peshqir. Në një filxhan kafeje hedhim pak vaj ulliri. Me vajin e ullirit lyejmë rrënjët dhe flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Vajin e ullirit e lëmë të veprojë për 15-20 minuta. I shpëlajmë flokët me ujë të ngrohtë dhe i lajmë me shampo derisa yndyra të hiqet plotësisht. Përsëriteni këtë maskë 1 ose 2 herë në javë.