Flet regjisori: Lufta nuk po bëhet vetëm për teatrin

Artistët janë mbledhur sërisht sot përpara Teatrit Kombëtar, për të kundërshtuar ligjin për prishjen e tij.  Në protestë marrin pjesë aktorët dhe shoqëria civile. Ata shprehen të bindur në misionin e tyre për të ndaluar prishjen e Teatrit, si dhe i kërkojnë qeverisë që të anulojë ligjin.

Gjatë protestës së sotme është rikthyer edhe regjisori Kastriot Çipi. Ky i fundit gjatë fjalës së tij është shprehur se ka një ëndërr që ta shikojë Teatrin në një fondacion, ku të gjithë ata që ndjekin artin të kenë mundësi që të marrin vendime për të.

LEXO DHE :  Zbulohet plani/ Dënohet 20-vjeçari që tentoi të ekzekutonte kryeministren britanike

“Unë kam një ëndërr për Teatrin kombëtar, që të shndërrohet në një fondacion sipas modelit që po na vjen nga Italia. Unë dua një fondacion ku qytetarët që e ndjekin të kenë mundësi të marrim vendime për të”, u shpreh Çipi.

Më tej ai tha se nuk është vetëm lufta për godinën që po bëhet sot, por është një luftë për artin dhe kulturën. /d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.