Flet për herë të parë nëna e Osama bin Ladenit
Dritare.net
The Guardian
Në shtratin që është vendosur në këndin e një dhome të gjerë, ulet një grua e veshur me rroba me shkëlqim të fortë.
Hixhabi e kuq që i mbulon flokët e saj, reflekton në një xham të një kornize që ka brenda një fotografi të djalit të saj të parë, Osama.
Alia Ghanem është nëna e Osma Bin Ladenit, dhe gjatë kohës që po fliste, ajo urdhëron që të ketë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në dhomë. Në karrigen pranë ulen dy djemtë e saj, Ahmed dhe Hassan, dhe burri i saj i dytë, Mohammed Al-attas.
Gjithkush në familje ka historinë e vet për të treguar për njeriun që lidhet me terrorizmin global: Por është Ghameni ajo e cila përpiqet të bëjë gjyqtaren, duke e përshkruar të birin si një djalë të dashur, që e kishte humbur rrugën e tij.
"Jeta ime ishte shumë e vështirë, sepse ai ishte aq larg nga unë", thotë ajo, duke folur me besim. "ai ishte një fëmijë shumë i mirë dhe ai më donte kaq shumë."
Familja është mbledhur në një cep të rezidencës në Jeddah, qytetin arab të Arabisë Saudite që ka qenë një shtëpi e klanit Bin Laden për breza.
Ata ishin një nga familjet më të pasura të mbretërisë: perandoria e tyre e ndërtoi pjesën më të madhe të Arabisë Saudite moderne . Shtëpia e Bin Laden pasqyron pasuri , një shkallë e madhe spirale në qendrën e saj të çon në dhoma shpellore.
Ghanem e përshkruan djalin e saj të madh si të turpshëm, por inteligjent akademikisht. Ai u bë një figurë e fortë, nxitëse në të njëzetat, thotë ajo, teksa studionte ekonnomi në Universitetin King Abdulaziz në Jeddah, ku edhe u radikalizua
Një heshtje e madhe bie pastaj gjatë bisedimit, pasi Hassan shpjegon transformimin e vëllait në xhihadist global: "Unë jam shumë krenar për të në kuptimin që ai ishte vëllai im i madh,"
"Më mësoi shumë. Por unë nuk mendoj se jam shumë krenar për të si një njeri. Ai arriti të përflitej në një skenë globale, dhe kjo ishte për asgjë. "
Ghanem dëgjon me vëmendje, teksa e kthen kohën pas për të folur për të kaluarën e Osamas "Ai ishte shumë i drejtë. Shumë mirë në shkollë. Atij me të vërtetë i pëlqente të studionte. Ai i çoi të gjitha paratë e tij në afganistan – ai u fsheh nën maskën e biznesit familjar.
"A dyshonte nëna e tij ndonjëherë se mund të bëhej xhihadist? "
Ajo kurrë nuk e ka menduar një gjë të tillë. Si u ndie ajo kur e kuptoj një gjë të tillë?
“Ne ishin jashtëzakonisht të mërzitur. Unë nuk doja që kjo të ndodhë”
Familja shpjegon se ata e panë për herë të fundit Osmaman në Afganistan në vitin 1999, viti që ata e vizituan dy herë në bazën e tij, jashtë Kandaharit.
"Ishte një vend pranë aeroportit që kishin marrë nga rusët," thotë Ghanem. "Ai ishte shumë i lumtur të na pranonte. Ai po na tregonte ditët e tij atje. Ai vrau një kafshë, dhe ne bëmë një festë, të gjithë”-vazhdon ajo.
Vëllezërit e tij fillojnë e flasin pasi ajo ka rënë në gjumë: “ Është e rëndësishme, për të kujtuar se një nënë është dëshmitarja më subjektive. Ka që 17 vite që nga 11 shtatori i tmerrshëm që ajo ka mohuar përfshirjen e Osama në sulme terroriste. Ajo e donte aq shumë atë, dhe nuk pranonte të fajësonte të birin, në vend të tij , ajo fajëson ata përreth tij. Ajo njeh vetëm anën e mirë të djalit, por jo anën që pamë të gjithë. Ajo kurrë nuk e mor vesh anën gjihadiste”
“Ne e dinin të gjithë, nga më i madhi tek më i vogli, se çfarë ndodhi me 11 shtator, ne të gjithë, pa përjashtim, ishim të turpëruar për të. Ne e dinm se ai do të përballej me pasoja të tmerrshme.”-thonë vëllezërit e tij.
Por kur gjithçka mendohet se mori fund me vrasjen e Osama Bin Ladenit, djali i tij, Hamza 29-vjeç u shpall terrorist, nga SHBA, duke zënë vendi ne të atit.
Hasan, xhaxhai i tij, thotë: “ Menduam se mori fund. Pastaj nga hiçi, Hamza thotë se do të marrë hak për të atin. Nuk dua të përjetoj të njëjtën gjë dy herë. Nëse Hamza do të ishte këtu tani do i thosha të udhëzoftë Zoti. Mendohu dy herë për ç’po bën. Mos ec në hapat e tët eti. Po futesh në pjesë të errëta të shpirtit.” / Isa Myzyraj-Dritare.net- Shkëputur nga The Guardian