Vrasjet në Mat, flet i mbijetuari

Pavarësisht se mori dy plumba, Astrit Hani fatmirësisht i mbijetoi masakrës së djeshme në Mat, ku një 51-vjeçar vrau me kallashnikov 3 punonjës të bashkisë Mat. Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e Astrit Hanit, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Burrelit, ndërsa ka marrë 2 plumba në kofshën e djathtë. Në një gjendje tejet të rënduar psikologjike por jashtë rrezikut për jetën, Hani tregoi minutat e tmerrit, kur pa se si Kujtim Koxha, ish-plakun e fshatit të qëllonte me breshëri automatiku tre kolegët e tij dhe atë vet.

Ai tha se dy orë para ngjarjes autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin. Madje Hani shokon me dëshminë e tij, ndërsa shton se babai i një prej viktimave, (Mentor Hoxhës), i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një gotë raki nga ana e tij.

“Kujtimi ishte dy orë para ngjarjes në atë lokal. Ishte ulur bashkë me Hamit Buçin. Pak më vonë, babai i një nga viktimat, Mentor Hoxhës, e qerasi me një dopio raki Kujtimin dhe më pas u largua. Aty ishin të gjithë punonjësit e bashkisë, edhe shoferët e makinave dhe varrmihës, po punonin për rrugën. Unë isha poshtë makinës (shoferi i një prej mjeteve të bashkisë) se po e shihja se dha një defekt, dhe pash që Kujtimi po debatonte me viktimat. Dëgjova që u thoshte “Jam unë këtu, jo ju” dhe kur iku i ofendoi. Madje ai tha; ‘do ta shihni për pak se kush jam unë’”, -tha i mbijetuari.

Më tej Hani pohoi se gjithçka ndodhi gjatë kohës që ata ishin të gjithë duke ngrenë drekë, ndërsa autori i ngjarjes ishte larguar prej aty 20 minuta më parë. Hani rrëfeu për ‘BalkanWeb’ edhe skenën e tmerrshme se si ndodhi ngjarja, kur Kujtim Koxha u shfaq në derën e lokalit, ku më parë kishte pirë me një nga viktimat. “U largua për 20 minuta, se aq siç duket e kishte shtëpinë larg prej aty. U fut në derë me automatik, dhe një çantë në dorë. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik tek të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti automatikun lartë dhe plumbat prekën tavanin. Po mos të kishte qenë ai do ishin 13 viktima brenda në lokal”, tha Hani.

LEXO DHE :  Ekskluzive/ Krijohet Partia Studentore

Po ashtu “BalkanWeb” ka arritur të mësojë të tjera detaje rreth ngjarjes, ndërsa pohon se Koxha ishte një person me problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

Mes të tjerash bëhet e ditur se Koxha kishte shkuar në vendin ku ndodhi krimi me një automatik me një karikatorë të mbushur, dhe një tjetër e kishte e mbante në xhep. Fatkeqësisht nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital. Sakaq, policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave./bw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.