Flet berberi i Ramës në Dhërmi: Më tha do të të bëj reklamë, mund të kishte lënë bakshish më të majmë

Disa ditë më parë, kryeministri I vendit, Edi Rama postoi një video në Facebook,-un e tij, teksa po qethej nga një berber në Dhërmi. Po kush na qenka ky berber nga Dhërmiu?

Berberhania me pronar, Aleksandër Hodaj, 17 vjeç në Dhërmi, merr përsipër të qethë të gjithë banorët e Dhërmiut, pa përjashtim. Dhe këtë herë i ra në dorë edhe kryeministri Rama.

Ndërkohë, Sandri, siç njihet në Dhërmi, i pyetur nga gazetarja e ‘ABC News’, se sa kohë ka që ushtron profesionin  e tij, ai u përgjigj: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Gjithashtu Sandri tha se, me kryeministrin bisedoi rreth shkollës, moshës, dhe se ai e kishte përgëzuar për faktin që punonte në një moshë të vogël. Ndërsa për pagesën nga ana e kryeministrit, Sandri preferoi të mos komentonte, megjithëse tha se bakshishi mund të ishte më i majmë. Ndërkohë Sandri 17-vjeçar, tha për gazetaren, se Rama i tha për videon që e hodhi në Facebook, për t’i bërë reklamë./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  40 liderë botërorë mblidhen në Nju Jork, Ambasadorja e SHBA në OKB lajmëron për stuhi

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.