Flet babai i Almir Dacit: Iku në Siri se ishte pa punë dhe pa bukë
Dritare.net
Seanca e parë u zhvillua në mungesë pasi Daci, imam i xhamisë në Leshnicë të Pogradecit, ndodhet ende në kërkim nga policia.
Babai i tij Xhevahir Daci është shprehur se Almiri nuk është terrorist duke shtuar se nuk ka shkuar në Siri për të luftuar.
Ai rrëfen një detaj interesant, kur thotë se djalin e tij e hoqën nga puna si imam në xhami, pasi nuk fali namazin e Bajramit.
Rrugëtimi i Almir Dacit drejt Sirisë - tregon babai - ishte për shkak se ai mbeti pa punë dhe pa bukë.
Ish-imami shqiptar u shfaq në një video të publikuar në Youtube në muajin qershor. Daci
dhe një militant nga Kosova kërcënuan me sulme terroriste kundër të gjithë atyre që nuk e përkrahin kauzën e tyre, çka përbëri edhe provën më të fortë për përfshirjen e tij në
terrorizëm.