Flet 13 vjeçarja: Më morën me forcë e më çuan në një godinë të pabanuar
E Premte 18 Maj 2018, 09:09
Dritare.net
“Do ikja te xhaxhai, sapo dola në oborr më sulmuan 3 persona”- thotë ajo. E mitura tregon më tej se :“Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës”.
Dje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tre të rinjve, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së dielës, pasi akuzohen se morën forcërisht nga oborri i shtëpisë së saj një vajzë të mitur 13-vjeçare dhe tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Fierit. V.D/Dritare.net/