Fleckenstein thirrje Metës për dekretimin e Lleshit: Ministria e Brendshme duhet të jetë funksionale

Kunut Feckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka reaguar për herë të parë për mosdekretimin e Lleshit si ministër i Brendshëm, nga Presidenti Meta.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se BE dhe Shqipëria duhet të kenë një Ministri të Brendshme funksionale. Ai konfirmoi se nuk është në dijeni të arsyeve pse Meta nuk e ka dekretuar Lleshin.

 “Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu…por kemi një interes të përbashkët Shqipëria dhe BE. Që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksionale. Dhe kur themi funksionale them ministri. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Informacioni që unë kam rreth Lleshit është i gjithë pozitiv, por nuk i di arsyet e presidentit, mund të ketë pasur anë të tjera që kanë ndikuar, nuk e paragjykoj, por di nga organizatat ndërkombëtare që Lleshi ka CV dhe është i pranueshëm,  nuk kam përgjigje tjetër për këtë. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha  Fleckenstein./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Si reagon kur të gjuajnë djemtë? Ja si përgjigjet Adrola!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.