Flasin profesorët e huaj për ndarjen e Kosovës: Ballkani si Lindja e Mesme

Ndryshimi i kufijve të Kosovës ka çuar në një retorikë të ashër si në Kosovë, Serbi por edhe në Shqipëri.

Tanimë edhe mediat e huaja po i kushtojnë në vëmendje të madhe këtij debate, dhe media ruse “Sputnik” në gjuhën italiane, i ka kushtuar një vëmendje, duke pyetur njohës të mirë të politikës ndërkombëtare.

Kështu, profesori Daniel Serwer i Universitetit John Hopkins ne SHBA ka deklaruar se nuk ka plane për ta ndarë Kosovën në një pjesë serbe dhe një shqiptare, siç thonë mediat kosovare. Uashingtoni nuk ka plane të tilla. Spekulime të tilla nuk ngjallin interes në SHBA dhe do të ishte e pakujdesshme të hapet kjo “kuti Pandorash” në Ballkanin Perëndimor.

 

Specialisti i menaxhimit të krizës në SH.B.A.-së vuri në dukje se nëse Serbia dhe Kosova duan të jenë demokratike dhe anëtarët e BE-së, ata duhet të lënë minoritetet e tyre kombëtare brenda kufijve ekzistues.

LEXO DHE :  Babale 2/  Ardi Veliu një orë dëshmi te Krimet e Rënda

Publicisti  i Serbisë, Zheljko Cvijanoviç, në një intervistë me Sputnik, thotë se Daniel Serëer mund të shqetësohet për kufijtë e shpallur në mënyrë të paligjshme në Kosovë, por është krejt indifferent për kufijtë e Serbisë të cilët u shkelën me shkëputjen ilegale të Kosovës.

Edhe publicist serb, shqetësohet se korrigjimi i kufijve, mund të hapin “kutinë e Pandorës” në Ballkan, pasi ndarja e Kosovës mund të krijonte një precedent me pasoja serioze për Ballkanin, veçanërisht në Bosnjë, dhe Maqedoni.

Publicist serb flet për boshnjakët në Serbi të cilët mund të kërkojnë bashkim me Bosnjën, dhe shqiptarët në Maqedoni do të kërkonin bashkimin me Shqipërinë.

Profesori  në Universitetin e Bostonit i specializuar në çështjet e Lindjes së Mesme thotë se një ndarje e mëtejshme e Serbisë do të ishte e rrezikshme si një ndarje e mundshme e Sirisë. Sipas tij, Ballkani dhe Lindja e Mesme kanë një potencial eksploziv të krahasueshëm./ I.M-Dritare.net-Sputnik.it

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.