Flasin prindërit e burrit që i mori jetën bashkëshortes: Nuk i shkojmë as në gjyq, bëri hatanë

Të  premten në mbrëmje Çlirim Shaholli nga Durrësi ka vrarë bashkëshorten e tij Ardiana Shahollin, duke ia përplasur kokën për dysheme.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur për Neës 24 edhe prindërit e Çlirimit të cilët shprehen se djali i tyre duhet të vuajë dënimin.

“Djali të vuajë për atë që beri. Nuk e ndjekim për hatanë qe I bëri familjes. Djali nuk punonte, kemi hall si do rrisim 6 fëmijët. Ne kemi pensione minimale. Kishin mbi 1 vit që kishin sherre, djali here pas here pinte. Shtëpinë e kane të rrënuar. 3 fëmijët e vegjël i ka marrë një shoqate. Gruaja ishte e mire, punonte. Ata të dy kanë patur sherre me njëri-tjetrin, por nuk e mendonim qe do arrinte deri këtu. Nuk ia falim djalit këtë që beri, la fëmijët pa nënë”, pohuan prindërit e Çlirimit./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  SHBA/ Trump nënshkruan dekretin për të mbajtur të bashkuar familjet emigrantëve

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.