“Fjorda di një vend” është një brand

Nga Rudina Xhunga

Kjo vajza që ngjan sikur do dalë nga ekrani, është Fjorda.

“Fjorda di një vend”, është rubrika e saj në dritare.net

Është më të lexuarat, sepse lexuesit ka etje për vende të reja, lajme të bukura, oaze hareje dhe gjithmonë Fjorda di një vend!

Fjorda ishte një nga vajzat dhe djemtë, me të cilët nisëm bashkë dritare.net.

Shumica është zëvendësuar, Fjorda vazhdon sërish dhe e duam për gjatë, se një nga tiparet e gazetarisë së mirë, është të zësh vend, të krijosh identitet.

LEXO DHE :  Video/ Hashim Thaçi kopjon Ramën, i kthehet gazetarit: Po shpif, po shpif, po shpif

Dje, Fjorda ishte e ftuar e emsionit Arena nga Dritan Hila, në Ora News.

Dhe unë u ndjeva e lumtur që Fjorda tani jo vetëm di një vend, por vendet që ajo ndan në Dritare.net dhe gjithë emisionet ku e ftojnë, kthehen në vende pelegrinazhi.

Ia dolëm të krijojmë edhe një brand.

Kush dëshiron të njëjtën mundësi, është i ftuar të na bashkohet.

Unë jam Rudina Xhunga dhe mezi po pres të të jap një dorë të bëhesh gazetar i mirë.

Të duam në dritare!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.