Fjalët prekëse të Terence Hill, për mikun që u nda nga jeta
E Martë 28 Qershor 2016, 12:12
Dritare.net
“Kam humbur mikun tim më të shtrenjtë. Jam i shokuar” – ka shkruar Hill.
Ata nuk ishin vetëm dy aktorë në skenë, por edhe shumë miq në jetë.
Bud Spencer kishte thënë: “Duhet të isha në film me një aktor tjetër, por ai u lëndua një natë para xhirimeve dhe zgjodhën Terence. Fati. Jemi çifti i vetëm që nuk jemi grindur kurrë. Dhe vetëm sepse nuk kishte zili mes nesh u bëmë miq. Ndryshe nga unë, ai kishte studiuar aktrim. Unë nuk kam bërë as shkollë dhe as akademi. Në fund të fund të fundit edhe një majmun arrin të recitojë”.