Fitorja ndaj Gjermanisë shkaktoi tërmet në Meksikë
E Hënë 18 Qershor 2018, 12:12
Dritare.net
Instituti i Kërkimeve Gjeologjike dhe Atmosferike, në Meksikë, i cili gjurmon aktivitetin gjeologjik, raportoi se të paktën dy sensorë në Mexico City regjistruan lëvizjen sizmike në kohën kur, lojtari Hirving Lozano shënoi atë që do të bëhej goli fitues i lojës, në minutën e 35-të të ndeshjes. IIGEA raportoi se veprimtaria ishte me shumë mundësi për shkak të njerëzve në sheshet publike që shikonin ndeshjen dhe festonin në të njëjtën kohë. V.D/Dritare.net/