Fitojnë anglezët 3-2 ndaj gjermanëve në Olympiastadion.
E Shtunë 26 Mars 2016, 23:11
Dritare.net
Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat luajtën me një klasike 4-2-3-1. Me një ritëm të ulët, gjermanët nuk arritën ta depërtojnë mbrojtjen angleze në fillimet e ndeshjes. Por kjo nuk do të thotë se ndeshja përfundoi me rezultat të bardhë. Ishte pjesa e dytë ajo më produktivja e spektaklit.
Përfundimi ishte një 3-2 në favor të luanëve të detit.
Përfshirë ndeshjen e sotme, Anglia dhe Gjermania janë ndeshur 34 herë në historinë e tyre, nga të cilat 16 janë fituar nga anglezët, 12 nga gjermanët dhe 6 kanë qenë barazim. Dhe për kuriozitet, ky ishte takimi i nëntë rresht në Berlin që Anglia nuk humbet ndeshje./dritare.net