Fisin ekspertët e gjuhës së trupit: Ja kush doli i fituar nga takimi Trump-Kim!

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un janë takuar në Singapor.

Takimi i tyre ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, sepse vjen në një kohë tensionesh nukleare dhe disa herë është artikuluar nisja e një lufte shkatërrimtare bombash bërthamore.

Për rezultatet e takimit, bisedave dhe marrëveshjeve është folur mjaft pak, por ekspertët e gjuhës së trupit kanë hedhur pak dritë se kush nga të dy liderët doli fitimtar nga ky takim.

Kështu, duke folur për “Daily Mail” ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood, tregon se çfarë ka vërejtur nga takimi.

Ajo thotë se shpejtësia me të cilën liderët u ngjitën në tapetin e kuq dhe zgjatën duar tregon pushtetin e barabartë mes tyre. Megjithatë ekspertja tregon se Trump ishte i pari që e zgjati dorën më shumë, duke e bërë të duket më i fortë e më i fuqishëm se ai.

LEXO DHE :  Babai i Meghan tregon përgjigjen që i dha Harryt kur i kërkoi dorën e vajzës

Por, ekspertët e biznesit shprehen se ai që zgjat dorën i pari është më i dobët.

Një moment tjetër analizë, ka qenë edhe hedhja e dorës së majtë të Trump mbi krahun e Kim.

Në kulturën perëndimore kjo shihet si fitore e Trump, por për kulturat e tjera lindore këto veprime shihen si mungesë dijesh të kulturave të tjera, duke treguar mungesë respekti./ I.M-Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.