Finalizohet marrëveshja me Greqinë, ja detajet nga takimi Rama- Meta!

Zbulohen detaje të reja nga takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit. Biseda e të mërkurës pasdite zgjati rreth 30 minuta dhe në fokus të saj ka qenë marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Burime të lapsi.al thanë se tashmë janë përmbyllur negociatat mes dy vendeve. Kanë mjaftuar vetëm 2 takime të grupit negociator, njëri në Tiranë dhe tjetri në Athinë për të finalizuar këtë marrëveshje. Sipas të njëjtave burime kjo ka qenë arsyeja pse Rama kërkoi një takim me Metën.

Kreu i qeverisë e ka njohur me rezultatet e marrëveshjes dhe më pas i ka kërkuar plotfuqinë për ta nënshkruar marrëveshjen. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës jep fillimisht autorizimin për nisjen e negociatave dhe për grupin negociator dhe më pas firmos plotfuqishmërinë për nënshkrimin e draftit.

LEXO DHE :  Stresi publikon këngën, dedikuar nënës

Nuk dihet qëndrimi që ka mbajtur Meta në këtë takim, por besohet se ai do të kërkojë kohë përpara se të marrë një vendim. Të njëjtën praktikë ndoqi edhe në dhënien e autorizimit të nisjes së negociatave duke kërkuar disa herë informacione shtesë për çështjen.

Mediat greke shkruan para pak ditësh se marrëveshja do të finalizohet brenda muajit korrik dhe ajo do të firmoset në Athinë/Lapsi.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.