Festë o festë te Da Michele!

Nga Isa Myzyraj 

8 Marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ditën kur në mbarë botën gratë edhe protestojnë për të drejtat e tyre, por edhe festojnë e bëjnë qejf, sepse kjo është dita e tyre, dhe ato mund të bëjnë çfarë të duan.

Këtë 8 mars, edhe gratë e Tiranës kishin vendosur të festojnë.

Vajza të reja, gra, nëna e gjyshe, kishin vendosur të shkojnë tek Da Michele, restoranti i peshkut vetëm të freskët.

Sapo hyje tek Da Michele shikoje disa tavolina me gra e vajza,  disa me çifte, e disa të tjera të rezervuara ku priteshin nga momenti në moment të vinin ato që më parë e kishin rezervuar.

LEXO DHE :  Rama replikon me Lubonjën: Je një shpifës me pagesë

Sapo hyje te Da Michele e para gjë që ndieje ishte aroma e këndshme e kuzhinës, dhe zëri i ëmbël i këngëtares që këndonte muzikë live.

Në këtë ditë feste tek Da Michele, nuk mund të gjeje vende të lira, sepse ishte rezervar i gjithi, ngaqë i ka dalë tanimë nami, se aty gatuhet  peshku më i shijshëm. E për një peshk të mirë, sidomos nga Vlora në Tiranë ka radhë. Por, mos u mërzisni burra, ne shkojmë nesër te Da Michele./ Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.