Festa te ‘Zyber Hallulli’, Manastirliu: Shumë fëmijë këtu i kanë prindërit

Me rastin e Krishtlindjeve, pjesa e dytë e emisionit “Dritare me Rudinën”, u zhvendos në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Fëmijët e këtij institucioni kanë mikpritur drejtuesen e emisionit, Rudina Xhunga dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun me poezi kushtuar festave të fundvitit.

Ndërkohë, Manastirliu gjatë fjalës së saj  tha se, shumica e këtyre fëmijëve që janë strehuar në këtë institucion i kanë familjet e tyre biologjike. Po ashtu ajo tha se qëllim i institucionit është që këta fëmijë t’i kthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa më pas ka edhe dy alternativa të tjera; birësimi si dhe familjet kujdestare.

Xhunga: Si është historia e këtyre fëmijëve?
Manastirliu: Këta janë fëmijë që shumica e tyre i kanë prindërit. Puna që bëjnë të gjithë stafi, përmes strukturave të Shërbimit Sociale, është që të rikthejë fëmijët pranë familjeve biologjike. më pas stimulimi i dy programe alternative, birësimi dhe familjet kujdestare.

Xhunga: Si bëhet birësimi?
Manastirliu:

Ne po tentojmë që të shkurtojmë afatet për procedurat e birësimit. rreth 90përqind e fëmijëve kanë prindërit e tyre, ndaj ne kemi si qëllim së pari që t’i kthejmë pranë tyre. Por dashuria si mungon pranë këtyre qendrave, por qëllimi është që t’i kthejmë në familje.

LEXO DHE :  Vrasja e Nardit të Bujtinave, kolegët tregojnë takimin e fundit: Ja çfarë folëm!

Xhunga: Rasti i Arbit është se ai nuk ka familje…
Manastirliu: Arbit po mundohemi që t’i gjemë një familje kujdestare. Ai është nga Kosova. Kemi më pak fëmijë siç kemi pasur më parë në qendrat e kujdesit. Synojmë që t’i edukojmë, për të ardhmen e tyre. Për herë të parë këtë vit në Shkodër hapëm një shtëpi familje për adoleshent, në mënyrë të tillë që këto fëmijë deri në 18 vjeç të përgatiten për jetën e pavarur.

Xhunga: Vjen shpesh këtu?
Manastirliu: Vij shpesh, këtu dhe në Durrës. Në Vlorë po ashtu. Shqiptarët janë solidarë, dhe jam e lumtur që jo vetëm në festa, në shtëpitë tona të përkujdesit, vijnë dhe angazhohen realisht duke dhënë nga vetja. Materialja jo gjithnjë të kënaq, këta fëmijë kanë nevojë për dashuri.

Japin nga vetja e tyre falin dashuri për këta fëmijë që të rriten në mënyrën më të mirë.

Sistemi është ai që ndihmon por edhe ne bëjmë aq sa mundemi, qoftë për fëmijë pa kujdes prindëror, qoftë për të moshuar, është shteti ai që i mbron është familja e madhe./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.