Fernando kërkon një vëlla live, ja si i përgjigjet Çiljeta!

Meqenëse u bë disa kohë që Çiljeta është treguar e rezervuar në intervistat mediatike, sonte, përballë fëmijëve, ishte e emocionuar. Natyrisht, ishte e përgatitur për pyetjet e befta të tyre, por jo për emocionin që do ta shoqëronte në këtë intervistë të pazakontë.

Bashkë me këngëtaren, në Piter Pan ishte sonte edhe Fernando dhe, në vend të fëmijëve, përfitoi nga rasti t’i bënte së ëmës një pyetje të menjëhershme. I ndihmuar nga Alketa për t’i drejtuar një pyetje së ëmës, Fernando, në fakt, e transformoi atë dhe e ktheu në kërkesë:

LEXO DHE :  Ja cfarë bëri Rama, pas takimit me ambasadorët!

“Dua një vëlla…” – iu drejtua ai Çiljetës, e cila u habit nga kjo kërkesë live. Por e mori veten shpejt dhe pyetjes nëse do të ketë ndonjë vëlla ose motër për Fernandon, iu përgjigj: “Kismet. Duke parë e duke bërë, pse jo? Gjërat janë shkruar nga Zoti. Unë e kam një mrekulli, por nëse Zoti do më bekojë me mrekulli të tjera, pse jo?” – tha këngëtarja./class

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.