Femrat që janë single për shumë kohë, janë më të lumtura

Lidhjet, bashkëjetesa, ose martesa nuk janë domosdoshmërish ato që sjellin lumturinë te një femër. Ndodh në shumicën e rasteve që lidhjet ose martesat të përfundojnë me divorc duke u braktisur nga partneri, dhe lëndimi që kalojnë pas divorcit i bën ato të mos kenë më dëshirë për marrëdhënie serioze, informon dritare.net

Divorci s’është diçka për t’u gëzuar edhe nëse marrëdhënia me partnerin të lodh, dhe në një farë mënyre sikur shpëton kur ndahesh. Është ngjarje që të çorienton, dhe femra ka shumë nevojë të marrë veten, të pushojë dhe nuk është momenti i duhur për të menduar për një lidhje tjetër.

Ndërkohë një femër single, ka gjithë kohën  e mundshme për t’u kënaqur më shumë dhe të ndihet vërtet e lumtur me jetën që bën, informon dritare.net

Rehatia që krijojnë këto femra në shtëpinë e tyre është tipike sipas ideve dhe dëshirave që ato kanë, pa i dhënë llogari askujt, nuk kanë asnjë arsye për t’u mërzitur, sepse plotësimi i çdo dëshire nuk u krijon boshllëqe.

Janë shumë guximtare prandaj dhe kanë arritur të jetojnë pa dikë në krah, dhe me guximin që ato kanë, shkojnë shumë larg. Janë gati të nisen për një udhëtim të largët pa i kërkuar askujt t’i shoqërojë gjatë pushimeve, kënaqësia tjetër  më e madhe, është të bërit shopping orar pa orar. Jo çdo femre i pëlqen delikatesa, përkujdesja e tepruar nga partneri, për këto femra edhe darka në një restorant ju shijon më shumë kur janë të pa shoqëruara e pa biseduar me njeri.

Të mësuarit me këtë stil jete dhe monotonia që i kap ato, nuk i lë të krijojnë hapësirë për të biseduar me dikë, apo për të krijuar një lidhje të re. Me kalimin e kohës, fokusi i tyre është vetëm përmbushja e synimeve që kanë. Arritja e synimeve është fitore e madhe për to, dhe këto gjëra i bëjnë të ndihen të lumtura, informon dritare.net

Ndryshe nga femrat e tjera, që gjetja e dashurisë së vërtet është gjëja më e rëndësishme në jetë, për femrat single nuk renditet e para në listën e gjërave që duan. Për to, e rëndësishme është të jetojnë një jetë plot me qëllime. Në vend të gjetjes së dashurisë së jetës ato ndjekin rrugën që i çon në realizimin e ëndrrave dhe arritjen në të ardhmen, atje ku ato duan ta shohin veten.

LEXO DHE :  Flet Bes Kallaku, pas lajmit për aksidentin e rëndë të tij më Xhensilën

Qetësia dhe heshtja që i rrethon, i frymëzon për të arritur një numër rekord udhëtimesh dhe kënaqësia që marrin prej tyre, i bën që të harrojnë një marrëdhënie që i çon në martesë.

Edhe nëse një ditë vendosin të takojnë dikë për të pasur marrëdhënie serioze, ai person duhet  të ketë parasysh që kjo femër do një jetë aktive, të udhëtojë, të bëjë pazare shumë shpesh, dhe kohën e lirë të dijë ta mbush me aktivitete që asaj i pëlqejnë. Që ajo të jetë e lumtur po njësoj edhe gjatë martesës, duhet të gjejë një partner që do e ndjekë gjithmonë pas, që është i gatshëm të jetojë në lumturinë siç ajo e ka perceptuar, dhe ta vlerësojë vazhdimisht për sukseset e saj.

Forca që kanë femrat single nuk i lë të dorëzohen, nuk është humbje për to nëse nuk gjejnë dashurinë e jetës, ato nuk lejojnë të harrojnë se kush janë si individë, informon dritare.net

Jeta për të është më e bukur kur lejon dritën e ëndrrave, moralit dhe shpresës,  t’i ketë prezente në jetën e saj sesa një partner që nuk ia përmbush dëshirat dhe ëndrrat që ajo kërkon nga jeta.

Kërkesat që ajo ka për partnerin e jetës janë fikse, por nëse ai nuk i përmbush të gjitha, kjo femër nuk prish rehatinë që ka krijuar për shumë vite, vetëm për një martesë. Ja vlen të presësh për të gjetur atë që përmbush çdo kusht për një jetë më të lumtur./Përshtati nga apost.com, Artjola Cani/dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.