Melania Trump bëri një vizitë të papritur në një qendër të ndalimit të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë. "Unë jam këtu për të pyetur se çfarë mund të bëj për të ndihmuar", tha zonja e parë, e cila ka shkuar në Teksas në një qendër strehimore për fëmijët e emigrantëve të ndarë nga prindërit e saj. “Qëllimi është të falënderojmë organet e zbatimit të ligjit dhe shërbimet sociale për punën e tyre të vështirë, të mbështesin dhe të dëgjojnë mendimet se si administrata mund të forcojë përpjekjet që po bëhen për të ribashkuar fëmijët me familjet e tyre", ka thënë më parë shtëpia e bardhë. V.D/Dritare.net/