Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ka postuar në Snapchat një foto që lë vend për dyshim.
Lori njihet edhe si blogere, madje çdo ditë ajo prezanton veshjen e saj në rrjetet sociale. Si gjithnjë ajo vishet shumë stil, por në këtë foto rëndësia e veshjes zbehet duke parë unazën e kushtueshme në dorën e Lorit.
Ajo ç’ka vihet re është se Lori e ka vendosur unazën në dorën e majtë. Ndoshta kjo mund të jetë një tjetër dhuratë për të duke qenë se ka festuar ditëlindjen.
Ose ndoshta partneri i saj ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen në fshehtësi dhe pse jo t’i dhurojë edhe një unazë fejese… /Blitz.al/