Fatma Haxhialiu: Ja personazhi që nuk doja ta intervistoja më!
E Hënë 18 Shkurt 2019, 20:08
Dritare.net
“Kida, që nuk do të doja ta intervistoja më, ka qenë intervista më e vështirë e jetës sime. Për fat të mirë ishte dhe Mozzik, që e shpëtoi atë intervistë.”-tha moderatorja.
Fatma ka treguar edhe për personazhin për të cilin ka ndryshuar opinion pasi e ka njohur.
Është pikërisht këngëtari shumë i njohur për baladat e tij, Yll Limani. “Është një super personazh, njerëzit nuk e njohin mirë karakterin e tij. Në pamje të parë ai duket djali serioz, romantik por në të vërtetë është një super karagjoz. Është shpirti i tavolinës,një djalë fantastik me një batutë brilante.”- është shprehur moderatorja./I.M-Dritare.net