Aktori i njohur për rolin e tij si Faruk nga seriali “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz e ka kuptuar se po plaket në fotografitë e fundit që ka bërë. Dritare.net informon se ai ka filluar xhirimet e sezonit të tretë të serialit dhe për këtë ka bërë një set fotografik me të gjithë kastin. Aktori i njohur pas përfundimit të setit nuk i ka pëlqyer fytyra e tij në foto dhe për këtë ka kërkuar që të ketë një ndërhyrje fotoshopi në mënyrë që të duket më mirë./M.S-Dritare.net