Farat e avokados më të mira se produktet kozmetike

 

Gati të gjitha farat e frutave janë të dobishme , por mund të mos i dini. Për shembull farën e avokados e kemi hedhur gjithmonë poshtë dhe nuk na ka shkuar në mendje se për çfarë mund ta përdorim tjetër.

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë vetitë e dobishme të farave të avokados, dhe disa mënyra sesi ju t’i përdorni ato.

Vetitë shëruese

Farat e avokados kanë veti antibakteriale, dhe sjellin neutralizimin e mikroorganizmave të dëmshme, ulin kolesterolin, dhe përveç këtyre këto produkte përmbajnë kalcium, magnez dhe vitaminë C.

Gjithashtu dritare.net ju rekomandon që farat e avokados t’i përdorni edhe si produkt kozmetik.

Para se të gatuani farën e avokados duhet t’i hiqni lëkurën kafe  dhe ta lini farën të thatë. Përdorni një rende për ta grirë imët farën e avokados dhe pastaj vendoseni në furrë, përreth një orë në një temeperaturë të ulët. Gjithashtu nuk këshillohet që ta hani farën e avokados të freskët, pra të njomë, por prisni sa ajo të thahet.

LEXO DHE :  Presidenti Meta dekreton lirimin e Sandër Lleshit si Gjeneral

Por si mund ta përdorim farën e avokados si një produkt kozmetik?

Falë efektit të tij antibakterial, fara e avokados është ilaçi kryesor që ndihmon në zhdukjen e akneve, ndihmon edhe në eliminimin e vajit dhe zbokthit në flokë. Pasi ta keni grirë imët  farën e avokados  përziejini me kafe të pjekur, shtoni edhe pak kripë dhe mjafton ta aplikoni në lëkurën e fytyrës butësisht.

Tjetër maskë  fytyre mund të përgatisni me argjilë pluhur dhe farën e avokados shtoni edhe pak ujë dhe aplikohet shumë lehtë në fytyrë, kujdes që maska mos prekë zonën e syve.

Një maskë flokësh me avokado është fantastike. Pluhurin e farës së avokados hidheni në një enë me ujë, zieni ujin në një temperaturë të ulët për 30 minuta, dhe me përzierjen e krijuar shpëlani flokët. Përdorni këto maska sepse do të shikoni shumë rezultat/A.C/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.