Faraonët humbin 3-1 para Rusisë që nuk di të ndalet në tokën e saj!
Dritare.net
Rusia kalon grupin duke mundur me rezultatin 3-1 Egjiptin. Një ndeshje e luajtur fort nga të dyja skuadrat por fati edhe loja ishte në anën e Rusisë ditën e sotme, goli i parë do të falej nga kapiteni i Egjiptit, më pas nga ky gol lojtaret e mikpritës bëjnë çmendurinë duke shënuar dy gola për dy minuta ku askush nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte.
Do të ishte një aksion i shpejtë i Muhamet Salah i cili fitoj një 11 metër, duke shenduar në gol, një gol nderi për të gjithë tifozët egjiptianë.
Ndoshta faraonëve u duhej pak fat për të fituar po kjo është humbja e dytë e këtij kampionati botëror. Ndërkohë nga ana tjetër Rusia nuk di të përmbahet në tokën e saj duke numëruar deri më tani dy fitore me rezultate të thella./d.m-dritare.net