Fanset e pyesin për fotot e dasmës së Sarës, shihni si përgjigjet Lori Hoxha!
E Hënë 3 Shtator 2018, 13:01
Dritare.net
Së fundmi edhe Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel, u ka kthyer përgjigje të gjithë fansave dhe ka shuar kureshtjen e tyre.
Një nga fanset e saj, e ka pyetur Lorin se, kur do t’i publikojnë foto e dasmës së Sarës dhe Ledionit, të cilët u martuan dy javë më parë në Como të Italisë.
Dhe Lori i përgjigjet duke i thënë: “Ende jam duke i pritur për vete, ato foto.”. Mesa duket, edhe vetë Lori nuk i paska parë fotot nga dasma e së motrës./K.C/Dritare.net