Familjarët e 6-vjeçarit që vdiq në aksident përgënjeshtrojnë deputetin e PD: Z. Murrizi mos na e rëndo dhimbjen
Dritare.net
“Alvio 6-vjeçar, një engjëll që mund të kishte qenë duke luajtur me shokët e tij, edhe sot, po të kishte patur njeë bombol oksigjeni Spitali i Divjakes.",- shkruan deputeti i PD-së në Facebook.
Ndërkohë ditën e sotme, familjarët e të riut, që u përplas për vdekje e kanë përgënjeshtruar deputetin Murrizi, duke u shprehur se, shërbimi mjekësor dha ndihmë të menjëhershme. Mes dhimbjes për humbjen e vogëlushit, familjari i Alvios, Edi Bashuri ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje për këtë tragjedi në jetën e tyre. Edi Bashuri nuk ka lënë pa falënderuar edhe Bashkinë e Divjakës për mbështetjen e saj.
Por ndërkohë, përmes një komenti në statusin e deputetit Murrizi, ai ka përgënjeshtruar edhe një herë deklaratën e bërë nga deputeti disa ditë më parë. Sipas familjarëve, deputeti nuk mund t’i shfrytëzojë për qëllime politike momentet mortore, pasi nuk e kanë atë të drejtë nga ana e tyre. Sipas tyre, organet e Prokurorisë dhe të policisë ka qenë në gatishmëri të plotë dhe zbardhën të vërtetën. Familjarët nuk kanë lënë pa përmendur as stafin mjekësor për gatishmërinë e tyre, dhe megjithëse i dhanë ndihmën mjekësore, Alvio i vogël nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra. Familjarët i bëjnë thirrje deputetit të mos i shfrytëzojë rastet e tilla, sepse janë pa dinjitet.