Falsifikuan dokumentet për të mbuluar aksidentin, 3 policë në pranga
Dritare.net
“Të arrestuarit janë N/Komisar Artan Alinani, 47 vjeç, inspektor Osman Tozo, 49 vjeç dhe inspektor Shkëlqim Vrapi, 51 vjeç, me detyrë Trupe shërbimi në seksionin e kontrollit dhe menaxhimit në Komisariatin e Policisë Delvinë” njofton policia.
Sipas saj, ndalimi i tyre u bë pasi në datë 2 maj 2016, rreth orës 13.00, në një rrugë të qytetit të Delvinës, automjeti i tipit “Mercedes Benz”, me targë DL 3134 A, në pronësi të shtetasit M.A., por i drejtuar nga shtetasi A. Sh. u përplas me automjetin me targa greke YZX 4089.
Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë N/Komisar Artan Alinani, dyshohet se ka ndryshuar emrin e drejtuesit të automjetit me targë DL 3134 A të përfshirë në ngjarje, shtetasit A.Sh., pasi nuk kishte Leje Drejtimi, me një shtetas tjeter. Në realizimin e këtij akti falsifikimi janë përfshirë edhe efektivet e policisë Inspektor Shkëlqim Vrapi dhe Inspektor Osman Tozo. Punonjësit e policisë N/Komisar Artan Alinani, Inspektor Osman Tozo, Inspektor Shkëlqim Vrapi kanë kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Falsifikimi i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë të leshojë dokumentin, kryer në bashkëpunim.