Facebook u kërkon përdoruesve foto zhveshur, ja pse!
Dritare.net
Teknologji e ngjashme është përdorur për të ndaluar shpërndarjen e fotografive abuzuese me fëmijët.
Mësohet se,Facebook është duke e testuar këtë sistem në Australi, ndërkohë që tani e ka shpërndarë atë në Britaninë e Madhe, ShBA, dhe Kanada.
Por si funksionin ky sistem? Antigone Davis, shefja e Sigurisë Globale të Facebook është shprehur se, fotografia nudo e dërguar nga përdoruesit për rrjetin social, do të shihet nga “një grup shumë i vogël prej rreth pesë njerëzve të trajnuar për këtë”.
Ata pastaj do t’i vënë një kod unik digjital, të quajtur “hashing”, fotografisë. Ky kod do të ruhet në databazë dhe nëse ndokush do të tentojë ta ngarkojë të njëjtën fotografi, ky kod do ta identifikojë atë dhe do ta bllokojë para se të shfaqet në Facebook, Instagram dhe Messenger.
Ndërkohë, fotografia origjinale nuk do të ruhet. Davis shprehet se, nuk janë 100% të sigurt se ky sistem do të funksionojë, pasi mund të manipulohet me ndonjë program e mos t’i ngjajë komplet origjinalit./K.C/Dritare.net