Facebook përfshihet në skandale, kërcënon mediat: Bashkëpunoni me ne ose vdisni
E Martë 14 Gusht 2018, 17:05
Dritare.net
Facebook po akuzohet për kërcënim të medias, dhe burimet për "the Sun" kanë thënë se Brown u ka thënë drejtuesve se bizneset e tyre do të përfundojnë në kasolle nëse nuk bashkëpunojnë me gjigandin e rrjeteve sociale.
Sipas mediave australiane, kërcënimi ka ndodhur në një takim 4 orësh që zonja Brown ka pasur me drejtuesit e mediave në Australi, dhe janë të paktën 5 burime që e kanë konfirmuar këtë fakt.
Facebook, reagoi menjëherë pas këtyre akuzave duke thënë se, deklaratat e tilla ishin jo të sakta, dhe të nxjerra jashtë kontekstit./ I.M-Dritare.net