Evropa në alarm. Pritet që temperaturat të thyejnë rekordin e të gjithë kohërave
Dritare.net
Evropa po kalon temperature të larta këto ditë, por më e keqja akoma nuk ka ardhur, thonë ekspertët.
Rekordi aktual evropian është 48 grade C (118.4F) i vendosur në Athinë në korrik 1977, shkruan Dritare.net
Temperaturat po rriten në Spanjë dhe Portugali, të ndihmuara edhe nga ajri i nxehtë që vjen nga Afrika.
Parashikuesit thonë se nxehtësia në disa pjesë mund të vazhdojë të rritet, duke thyer rekordet kombëtare dhe madje edhe rekordin 41-vjeçar evropian.
Shërbimi kombëtar i motit të Spanjës ka vënë një paralajmërim deri në të paktën të dielën, duke thënë se vala e nxehtësisë do të jetë "veçanërisht e fortë dhe e qëndrueshme në jugperëndim".
Grupi i paralajmërimit të motit në Evropë, Meteoalarm, ka lëshuar paralajmërim të kuq- të kategorizuara si shumë të rrezikshme dhe duke paraqitur rrezik për jetën - për pjesën më të madhe të Portugalisë jugore dhe për provincën Badajoz në Spanjë, shkruan Dritare.net .
Regjistrimi kombëtar i Portugalisë është 47.4 grade C (117.3F), i vendosur në vitin 2003. Ndërsa temperature më e lartë në Spanjë është prej 47.3 grade C (117.1F) dhe ishte vendosur në korrik të vitit të kaluar.
"Të premten dhe të shtunën ka gjasa të jenë ditët më të nxehta me një shans shumë të madh për të thyer rekord," tha analisti Meteogroup.
Temperaturat do të rriten nga 45-46 grade C të enjten në 47 grade C në fundjava .
Por jo vetëm Spanja dhe Portugalia, por edhe pjesa tjetër e Evropës po kalon të nxehtin ekstrem.
Kështu, pika më e lartë e Suedisë, një akullnajë në malin Kebnekaise, shkrihet në një shkallë prej disa centimetra në ditë. Shkencëtarët që monitorojnë rënien thonë se akullnaja do të humbasë titullin e saj të pikës më të lartë në majën veriore të malit në ditët në vijim, shkruan Dritare.net .
Greqia ka përjetuar zjarre të frikshme që kanë shkaktuar 90 viktima. Suedia është duke u përballur me dhjetra zjarre në të gjithë vendin.
Studiuesit thanë se ndryshimi i klimës bëri që vala e nxehtësisë në Evropë të rritet me dy herë.
Vala e nxehtë ka bërë që në Gjermani të shitet dy herë më shumë birrë sesa vitin e kaluar./ I.M-Dritare.net