Evropa në alarm nga fruthi/ Trefishohen rastet, ja situata në Shqipëri!

Vitet 2017 dhe 2018 ka shënuar alarm në Evropë përsa i përket rasteve të fruthit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë këtyre viteve rastet e fruthit janë trefishuar në krahasim me dekadën e fundit.

Plotë 82.596 persona janë prekur nga fruthi vetëm gjatë dy viteve, ndërsa vendi ynë renditet në mesin e vendeve me numrin më të madh të të prekurve me 1,466 raste.

Ukrahina ka numrin më të madh të të prekurve ndërsa ndiqet nga Serbia dhe Izraeli.

Vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të fruthit nga janari deri në dhjetor 2018 ishin:

Ukraina (53,218)
Serbia (5,076)
Izraeli (2,919)
Franca (2,913)
Itali (2,517)

LEXO DHE :  Protesta e opozitës, Kuvendi anulon seancën e nesërme

Federata Ruse (2,256)
Gjeorgjia (2,203)
Greqia (2,193)
Shqiperia (1,466)
Rumania (1,087)
Në Britaninë e Madhe, pati 953 raste të fruthit vitin e kaluar.

Vetëm në 2018 kanë vdekur 72 persona në Evropë nga fruthi, ndërsa në 2017 janë shënuar 42 viktima.

Dr Zsuzsanna Jakab, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Evropën, tha: “Tabloja për vitin 2018 e bën të qartë se ritmi aktual i progresit në rritjen e normave të imunizimit do të jetë i pamjaftueshëm për të ndaluar qarkullimin e fruthit. Kjo do të thotë se hendeqet në nivel lokal ofrojnë ende një derë të hapur ndaj virusit”./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.