Eurodeputetja qipriote harron varrimin e Kacifas: Në shqipëri vritesh nëse ngre flamurin grek
Dritare.net
Theocharous ka thënë ndër të tjera se në Shqipëri vritesh nëse dikush ngre flamurin grek, duke harruar kështu varrimin e Kontantinos Kacifas, që jo vetëm që në tokën shqiptare u ngrit flamuri grek, por edhe u bënë thirrje ekstremiste ndaj shqiptarëve dhe askush nuk u vra.
“Qeveria shqiptare më shpalli person jo-grata sepse mbroj të drejtat e njeriut të pakicës greke të cilat janë shkelur nga regjimi shqiptar, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur.
Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit,ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuar sistematikisht.
Disa ditë më parë shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek.
Më vjen keq që Parlamenti Europian nuk donte të diskutonte shkeljen e të drejtave të njeriut të pakicës. Unë besoj se duhet dërguar një ekip për të zbuluar të vërtetën e asaj që po ndodh në komunitetin grek”, tha ajo./ I.M-Dritare.net