Eurodeputeti-drejtuesve të PE: Nuk jeni në rregull nga trutë e kokës, duhet të kuroheni

Matteo Salvini deputeti Italian në Parlamentin Evropian ka diskutuar ashpër me Presidentin e PE, italianin tjetër  Antonio Tajani dhe përplasja ka kaluar edhe në ofendime.

Tema e ditës në PE ishte  ngacmimet në facebook dhe Fake News, ndërsa Matteo Salvini renditi një nga një disa probleme madhore që po përballet Evropa, duke e konsideruar diskutimin për facebookun si temë e dorës së dytë.

‘Nuk jeni në rregull nga trutë e kokës, duhet të kuroheni nga mjekë shumë të zotë’ i ka thënë eurodeputeti, Presidentit të PE.

Debati i plotë

Salvini: Faleminderit zoti president. Ju kërkoj ndjesë atyre që më ndjekin nga shtëpia, i kërkoj ndjesë publikut për këto lloj deliresh. Sipas meje nuk jeni në rregull. Janë rreth 20 milionë të papunë në Europë, është terrorizmi islamik, është një emigracion jashtë kontrollit, dhe ju me çfarë e angazhoni Parlamentin Europian këtë të mërkurë pasdite. Me hakërrimet në Facebook, me Fake Neës. Ju duhet të kuroheni nga një mjek shumë i zoti. Unë do të doja të dija nëse…

Tajani: I nderuar, i nderuar, zoti Salvini.

Salvini: Kujdes juve sipër se mund t’ju nxjerrin jashtë nëse duartrokisni, kështu që bëni kujdes.

Tajani: I nderuar Salvini, më falni.

Salvini: Mund të vijoj.

Tajani: Jo, duhet të më dëgjoni. Dhe duhet të jeni respektues jo vetëm ndaj vendimit të një parlamenti, që në mënyrë demokratike ka vendosur që të diskutojë lidhur me këto tema, por edhe ndaj kolegëve që janë të pranishëm.

Salvini: Unë thjesht po them se nuk jeni në rregull, a mund ta përmbyll atë që nisa.

LEXO DHE :  Pse nuk paguhet stazhi i mësuesisë? Ja si përgjigjet ministrja Shahini!

Tajani: I nderuar Salvini, ju ftoj që të jeni i kujdesshëm me fjalorin që përdorni. Faleminderit.

Salvini: Atëherë, nuk ma ndjen fare për këtë kërcënim, pasi për popullin europian të jesh kundër terrorizmit islamik të bën islamofob, të jesh kundër adoptimeve të fëmijëve nga çifet gay të bën homofob, të mbyllësh kampet e refugjatëve për të ndalur pushtimin nga klandestinët të bën racist, jo në fakt do të thotë të jesh pozitiv. Do të thotë të jesh njeri i lirë. Po ju vete shumë keq. Nuk po arrini më t’i blini mendjet e njerëzve, të kontrolloni gazetat, televizionet, radiot, në Britaninë e Madhe votuan siç ua deshi qejfi, në SHBA po kështu, në Itali votuan gjithashtu siç deshën, dhe ju po çmendeni dhe çfarë bëni ju, merreni me shakatë në Facebook, shakatë në internet, një milion, 5 milionë, 50 milionë. Shpikni Ministrinë e së Vertetës të George Orëell, Ministrinë e Propagandës. Unë pres që Parlamenti Europian, të paguajë Policinë për Psikikën, për të hetuar krimet psikike të atyre që nuk i nënshtrohen mendimit unik dhe monedhës së përbashkët. Mund të shpikni gjithçka doni, por e vetmja gjë që mund të bëni është të bëni gati valixhet dhe të shkoni të kërkoni një punë të vërtetë sepse lirinë nuk e ndalon dot askush as këtu dhe as në ndonjë vend tjetër. Faleminderit dhe rroftë rrjeti, rroftë Facebook./ I.M-Dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.