Euro 2016/ Reshjet e breshërit pengojnë stërvitjen e Shqipërisë në Lion
E Shtunë 18 Qershor 2016, 19:07
Dritare.net
Organizatorët e aktivitetit kanë vendosur që të mos lejojnë Shqipërinë dhe Rumaninë që të zhvillojnë stërvitjen e zakonshme në impiant një ditë para ndeshjes.
Tapeti i gjelbër i stadiumit u dëmtua shumë gjatë ndeshjes mes Irlandës së Veriut dhe Ukrainës që u luajt dy ditë më parë. Të dielën në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet sfida vendimtare e grupit A, që do të vendos shumë për fatin e dy ekipeve.