Eugent Bushpepa mahnit Amsterdamin me performancën e tij
E Diel 15 Prill 2018, 13:01
Dritare.net
Ai interpretoi në shqip për gati 3 minuta këngën “Mall”, e cila vazhdonte ta ruante grintën me të cilën u soll për herë të parë tek publiku. Dëgjuesit e kanë vlerësuar shumë interpretimin e tij, edhe pse kënga ishte në shqip.
Pas përfundimit të këngës, publiku ka shpërthyer në duartrokitje.
Ata kanë komentuar pozitivisht në nëpërmjet rrjeteve sociale përkundrejt këngës së Bushpepës./ K.Ç/Dritare.net