Estonia me kryeministren e parë femër, fitojnë properëndimorët
Dritare.net
Partia Reformiste mundi partinë në pushtet të e qendrës, me drejtues Juri Ratas.
Partia Reformiste mori 29 për qind të votave, ndërsa partia e dytë mori 23 për qind të votave, shkruan BBC, transmeton Dritare.net.
Megjithëse reformistët kanë fituar shumicën e votave, ato nuk do të mund të qeverisin, për shkak se nuk kanë numrat në kuvend për formimin e qeverisë, ndërsa do të duhet të bëjnë koalicion me një parti kundërshtare.
Zonja Kallas, e cila pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Estonisë, tha para mediave se të gjitha opsionet për koalicion ishin në tavolinë.
Partia Konservatore e cila ka marrë 18 % të votave para zgjedhjeve ka thënë se do të bëjë një referendum për daljen e Estonisë nga BE, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jenë konservatorët aleat me reformistët në qeveri./ I.M-Dritare.net