Është fejuar me Albën, apo jo? Flet Albi Nako
Dritare.net
Koreografi Albi Nako i mohoi asokohe lajmet se është në një lidhje me Albën. Mirëpo, mediat vazhduan të shkruajnë për historinë e tyre. Dje dhe sot në portale, ka marrë dhënë lajmi se Albi dhe Alba e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre; duke e bërë zyrtare me një fejesë. Dyshja e njohur nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi që ka dy ditë që zien rrjetin. Mirëpo, sot në një prononcim për Revistën Class, koreografi i trupës së baletit të Tv Klan ka folur rreth kësaj fejese.
“Nuk është i vërtetë ky lajm. Unë nuk jam fejuar”,-është shprehur Nako.
Madje ai ka mohuar sërish zërat se ai është në një lidhje me Albën. Albi është shprehur se as nuk është i lidhur me Albën dhe as nuk është fejuar. Pra e morët vesh të vërtetën? Albi nuk është Fejuar./dritare.net