Me rastin e Ditës së Baballarëve të gjithë aktorët turq kanë postuar foto, kush me fëmijët e kush me baballarët e tyre. Dritare.net informon se aktori i njohur për rolin e tij si Ertugrul nga seriali me të njëjtin emër, Engin Altan Duzyatan ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga djali i tij dy vjeçar Emir Aras. Në një video të postuar nga vetë aktori aty duket ai duke i bërë makiazh djali i tij dhe këto momente aktori i njohur i ka ndarë me të gjithë ata që e ndjekin. Ai është shprehur shumë i lumtur dhe shumë krenar me djalin e tij. Por pavarësisht se ai ka postuar video me djalin e tij, aktori i njohur ka vazhduar të tregojë kujdes për të mos ia treguar fytyrën e tij./M.S-Dritare.net