Ermal Mamaqi flet pas aksidentit: “Përjetova momentet më të vështira në jetë”
Dritare.net
Pas një aksidenti të përfshirë një ditë më parë në Ferizaj, më në fund vjen dhe reagimi i aktorit Ermal Mamaqi.
Ai, në një postim në Facebook trogon momentet e tmerrit që ka kaluar në aksident. Kjo ndodhi si pasojë e një rrethrrotullimi të pandriçuar dhe të paparalajmëruar.
Reagimi i plotë:
Te dashur miq,
Ju perqafoj. Me duket sikur ma falen jeten per se dyti. Perjetova momentet me te veshtira ne jete. Jam shume mire. Edhe une edhe 2 miqte e mi qe udhetonin me mua. Aksidenti i mbremshem ne Kosove,Ferizaj ndodhi si pasoje e nje rrethrotullimi te pandricuar dhe te paparalajmeruar. Me sa me thane,ai vend ishte rrethi i vdekjes se cdo dite aty behen aksidente. Kam nje pyetje per autoritetet : - Edhe sa vete duhet te vdesin per ta rregullur ate problem? Dhe ne fund Zoti eshte i mire!!! Jemi therime qe nuk ja dime vleren jetes deri sa prekim vdekjen.
Ndërkohë që Alban Skënderaj pak para Ermalit ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku ka qetësuar familjarët dhe fansat duke u shprehur se ai nuk ishte në makinë me Ermalin por ndodhej në hotel në Shkup, dhe vetëm Ermali ishte aksidentuar por për fat të mirë pa lëndime serioze.