Erion Veliaj nuk ka asnjë dyshim për zgjedhjet e ardhshme të Tiranës
Dritare.net
Veliaj tha se mezi po e pret fushatën që të ballafaqohet me atë që është bërë në Tiranë.
“Mezi e pres fushatën që unë të ballafaqohem për gjerat që kam bërë, por për të parë që të tjerët kanë alternative më të mira. Do isha shumë i lumtur nëse ka alternative të tjera që të shoh, besoj se e meritojmë të vazhdojmë punën. Ti një votim me këngën magjike me 43 vetë dhe thonë si kështu si ashtu. Mendo me votim të 1 milionë vetëve. Për këto parti që janë familjet e këtij qyteti, jemi alternativa më e mire” tha Veliaj, duke nënkuptuar kështu vijimin e punës për mandatin tjetër.
Pyetjes se kush mund të ishte zëvendësi i tij, Veliaj ia dha atributet zëvendëskryetarit të tij, Arbi Mazniku. “Nëse ndodhte diçka, qepenat nuk do mbylleshin. Eshtë Arbi Mazniku në krye të punëve” tha Kryebashkiaku Veliaj./A.C/dritare.net