Erion Veliaj: Këtë punë e bëj me pasion. Erdha sot sepse nesër nuk mundem

Kryetari i Bashkisë Erion Valiaj, pasi është larguar nga Komisioni i Medias, ka shpjeguar arsyet se përse nuk donte të dilte nga mbledhja në e Komisiont të Medias. Ai shpjegoi se për arsye pune nuk mundej të paraqitej nesër në komision dhe se këtë gjë e bënte vetëm për të bërë më të mirën për Teatrit Kombëtar.

“Jam ftuar për të qenë pjesëmarrës për të dëshmuar mbi nismën fantastikë të bashkisë për ti dhënë teatrit më të mirën në 100 vite. Jam ftuar për të qenë në komision nesër nga minoranca, 6 vetë. Kryetari i bashkisë nuk është i zgjedhur nga parlamenti por nga populli, kjo do të thotë që nuk e ka detyrim të japë shpjegime. Kjo do të thotë që unë e kam me pasion këtë punë, kam qenë i gatshëm të dëshmoj për këtë çështje. Nesër jepet çmimi i hapësirës më të mirë publike dhe ne jemi finalistë, ndaj do shkojmë në Barcelonë. Ia sqarova që më kanë ftuar dy të tretat në Teatër”, tha Veliaj. V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Nga bjonde në brune, ja si duket Sulltanesha Hyrrem!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.