Erion Braçe tregon përjetimet e momentit të sherrit
Dritare.net
Ja pra si ishte puna: Unë po shaja për qejfin tim Sali Berishën. Ça nuk po i thoja dhe e pashë që Saliu po dridhej nga frika. Se më ka tmerr ai mua. Nuk ja fal atij una vrasjet e 21 janarit.
Në këtë kohë vjen ai maloku Flamur Noka. Unë kujtova se do fliste me ndonjërin ai. E mo, qafsha mamin ashtu kujtova. Kur ai gjuajti me diçka. Ai tha që ishte një copë letër e mbledhur shuk, por për kokën e plakës që ajo ishte bombë që nuk shpërtheu. Po, po, ju betohem, ishte bombë që ai e kishte lyer me të bardhë që ta kalonte si vezë të zier. Unë ruajta qetësinë. Në fillim thashë ti fusnja një grusht. Pastaj ndërrova mendje dhe thashë ti bie me shkelm karateje. Por e llogarita që do më bëjë pis këtë xhketën që kam blerë tek “Zara”. Kam edhe çmimin po deshët, t’ia u tregoj? Jo, po si të doni. Pastaj thashë që meqë nuk është shef Edi këtu, nuk ja vlente ta bëja copë e çikë atë Nokën. Lere po hapej bythësh si trim. Sa e pashë unë që u mblodhën rojet dhe nuk kishte rrezik që ta sulmoja dhe ta bëja pleh, vendosa të çohesha dhe ti thoja që duhet të sillej me edukatë në parlament. E me ça keni që qeshni? Po pra, prita rojet, se po të më kërcente hormoni mua nuk dija ça do bëja.
Kështu pra kështu.
Tani atë e përjashtuan 10 ditë nga parlamenti. Bënë shumë mirë, se po ta shof këto ditë që kam inatin e nxehtë, do ta ndaja dysh. Kjo do ti bëjë mirë edhe Saliut, se kur nuk ka Nokën, dridhet nga frika ime.
Megjithëse ka ca ditë që jam i nevrikosur dhe kam frikë se do ta bëj ndonjë sherr. Ishalla nuk më del para ndonjë nga këta legenat e PD-së./dritare.net