Gjatë intervistës gazetaret e kanë pyetur reperin rreth ndarjes së tij nga Adela Sallaku dhe për deklaratën e dhënë në “Top Show”, prej së cilës shumë media shpërthyen në lajme, duke shkruar se Ledri ishte përlotur. Reperi ka rrëfyer se ai nuk ka qarë gjatë emisionit madje nuk qan kurrë. Por kjo përgjigje e ka bërë Erik Fullanin të qeshë ose të “tallet” me shaka me fjalët që reperi ka shprehur duke qenë se në dialektin verior dhe atë të Kosovës zakonisht shkronja “q” shqiptohet “ç”.“Ledri ska ça kurrë… nuk çan“, shkruan Eriku bashkangjitur videos në "Snapchat".
Fullani njihet për njohjet me reperat dhe Ledri është një nga miqtë e tij./Blitz/